minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ky është autori i masakrës me 11 të vrarë në Mal të Zi

0
Ky është autori i masakrës me 11 të vrarë në Mal të Zi

Ngjarja e ditës së djeshme në Mal të Zi është një nga masakrat më të mëdha që ka ndodhur ndonjëher në vend.

 

11 persona mbetën të vdekur nga të shtëna me armë në Cetinjë, dy prej të cilëve fëmijë të mitur, dhe 6 të tjerë u plagosën, sipas policisë malazeze.

 

Advertisement

Të shtënat u shënuan të premten gjatë orëve të pasdites kur Vuk Boriloviq, 34-vjeç ka gjuajtur me armë zjarri dhe më pas është vrarë edhe vetë nga një fqinj i tij.

 

Sipas mediave të Malit të zi ky është autori i ngjarjes së rëndë:

 

Advertisement

 

Mediat e vendit fqinj, gjithashtu raportojnë se tragjedisë i parapriu një konflikt në familje ku dyshohet se 34 ka marë armën e ka qëlluar familjarët, më pas ka dalë në rrugë duke qëlluar edhe fqinjët apo kalimtarët e rastit.

 

Advertisement

Deri më tani nuk dihet shkaku i konfliktit.

 

Të njohur të autorit të masakrës janë befasuar pa masë nga ngjarja pasi 34-vjeçari njihej si njeri paqësor pa konflikte me policinë apo banorët e zonës.

 

Advertisement

Ai ishte gjuetar dhe vrasja e shumfishtë u krye me një nga armët e tij të gjahut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit