minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zgjidh kafshën dhe armën e preferuar për ta vrarë, por çmimi është i kripur

0
Zgjidh kafshën dhe armën e preferuar për ta vrarë, por çmimi është i kripur

Gjuetia është një nga sportet më të bukura, por në shumë vende ajo është e ndaluar, ashtu siç ndodh edhe në Shqipëri.

Megjithatë, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ferma “Ox Ranch” i jep një mundësi të jashtëzakonshme adhuruesve të gjuetisë. Ata mund të vrasin kafshën që duan, me armën e tyre të preferuar. Sigurisht kjo kushton, madje mund të shkojë deri në 25 mijë paund.

Gjuetarët mund të zgjedhin të vrasin mes 60 specieve të ndryshme që ndodhen në fermë, të gjitha me çmimin e caktuar. Ata mund të përdorin nga shigjetat e deri të armët e rënda. Të vrasësh një zebër duhet të paguash 25 mijë paund, ndërsa në fermë gjenden edhe shumë kafshë të tjera si, kangurë, antilopa, e të tjera.

Pronari i fermës, Brett Oxley, 38 vjeç, shprehet se biznesi i tij ka si synim kryesisht ruajtjen e kafshëve. Megjithatë, nuk kanë munguar edhe reagimet. “Ajo që po ndodh aty është e neveritshme dhe vetëm në interes të biznesit të tyre”, ka thënë Ashley Byrne, nga një organizatë në mbrojte të kafshëve.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit