minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Lajçak takon opozitën e Kosovës; diskuton draftin e ri të Asociacionit

0
Lajçak takon opozitën e Kosovës; diskuton draftin e ri të Asociacionit

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav lajçak u takua në Prishtinë me krerët dy partive më të mëdha opozitare si dhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi bëri të ditur pas takimit se Lajçak kishte konfirmuar që drafti i asosiacionit ishte në përputhje me kushtetutën e Kosovës por se nuk ishte njohur me përmbajtjen .

 

Advertisement

MEMLI KRASNIQI

KRYETAR I PDK

“Ne kemi nevojë t’i shohim hollësitë e tekstit për të qenë të sigurt se një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë dhe nuk do ta transformojë republikën e Kosovës nga idealet e themeluesve të këtij shteti.”

 

Advertisement

Ndryshe nga opzitarët e tjerë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se e ka parë draftin e moderuar të BE.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYETAR I AAK

Advertisement

“E kemi lexuar draft statutin në tërësi. Ai shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni ua ofron komunave me shumicë serbe, kuptohet, çdo herë duke iu Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.”

 

Lajçak u takua dje edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me të cilin tha se u dakordesuan për hapat e ardhshëm dhe për zbatimin e plotë, pa vonesa e parakushte të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

 

Advertisement

Ndërsa Bislimi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar ne normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke.

 

Vizita e papritur e Laçak në Kosovë vjen pas takimeve të fundit te Kurtit dhe Vucic me udheheqesit europiane në Bruksel. Nuk dihet ende nëse i dërguari i BE do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit