minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Lëndohen pesë policë gjatë një aksioni kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës

0
Lëndohen pesë policë gjatë një aksioni kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës

Policia e Kosovës thotë se pesë zyrtarë të saj janë lënduar gjatë një aksioni për të ndaluar një kamion në veri të Kosovës, që dyshohej se po kontrabandonte mallra. Policët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërkaq po ashtu është dëmtuar një veturë policore.

 

Sipas njoftimit, në orët e mbrëmjes së 16 korrikut, në fshatin Jashnicë të Leposaviqit, zyrtarët policorë kanë vërejtur kamionin që dyshohej se po kontrabandonte mallra, por në tentim për ta ndaluar kamionin, policia është penguar nga dy automjete civile.

 

Advertisement

Policia thotë se më pas ka bërë bllokimin e pjesshëm të magjistrales Mitrovicë-Jarinjë me dy automjete policore.

 

“Policia e Kosovës në fillim ka ndaluar një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit. Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për t’u ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Advertisement

Zyrtarët policorë më pas kanë vazhduar që ta përcjellin kamionin, i cili vazhdoi të udhëtonte me shpejtësi të lartë në magjistralen Mitrovicë-Jarinjë.

 

“Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se arriti që ta ndalë kamionin në fshatin Llazhinë dhe ka arrestuar vozitësin A.D (1990). Shoferi është dërguar në mbajtje dhe dyshohet për veprat “kalim i kufirit ilegal”, “kontrabandim me mallra” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Advertisement

 

Ndërkaq, U.R, që ngiste veturën që ndihmoi shoferin e kamionit, , është liruar në procedurë të rregullt.

 

Edhe në të kaluarën, zyrtarët policorë të Kosovës janë penguar gjatë aksioneve të tyre kundër kontrabandës, ndërkaq në fillim të këtij viti janë regjistruar edhe sulme ndaj policisë edhe me mjete shpërthyese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit