minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i përgjigjen kërcënimeve të Serbisë: Deklarata të papërshtatshme, presim sqarim

0
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i përgjigjen kërcënimeve të Serbisë: Deklarata të papërshtatshme, presim sqarim

Kërcënimet e Serbisë për destabilitet në Ballkan kanë marrë përgjigje nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

 

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani, e ka konsideruar të papërshtatshëm qëndrimin e Beogradit zyrtar. Ai thekson se Serbia nuk mund të përfshihet në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndërsa shton se është në pritje të një sqarimi të këtyre deklaratave të bëra nga ministri serb.

 

Advertisement

”Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar Osmani.

 

Më herët presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, e cilësoi gjithashtu të papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.

 

Advertisement

“Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës”, shkroi Milatoviç.

 

Ndërkohë, edhe kryeministri Edi Rama iu përgjigj ashpër deklaratave të bëra nga ministri serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç. Rama theksoi se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleate të NATO-s dhe të përkushtuara për të ruajtur integritetin rajonal, ndaj të tilla deklarata janë të papërshtatshme.

 

Advertisement

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit