minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Mbyllen votimet në Greqi; “Demokracia e Re” e Mitsotakis favorite e madhe - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mbyllen votimet në Greqi; “Demokracia e Re” e Mitsotakis favorite e madhe

0
Mbyllen votimet në Greqi; “Demokracia e Re” e Mitsotakis favorite e madhe

Miliona qytetarë grekë votuan sot për të zgjedhur qeverinë e re dhe anëtarët e parlamentit, proces ky që u parapri dje nga votat e hedhura nga qytetarët grekë të regjistruar jashtë vendit.

 

Sipas sondazheve paraprake partia konservatore Demokracia e Re e kryeministrit aktual Mitsotakis është përpara rivales së saj kryesore, Siriza por sërsh nuk ka gjasa të fitojë mjaftueshëm vota sa për të krijuar direkt qeverinë e re.

 

Advertisement

Demokracia e Re pritet të dalë me 36 deri 40 për qind të votave ose 121 deri në 125 deputetë ndërsa Syriza nga 25 për qind deri në 29 për qind ose 86 deri në 89 deputetë.

 

Secila parti do të duhet fitojë një shumicë parlamenti prej të paktën 300 vendesh, të formojë një koalicion ose procesi do të shkojë në një raund të dytë që do të mbahet në muajin korrik.

 

Advertisement

Vetëm pak minuta përpara mbylljes së votimeve, kryeminstri Mitsotakis u shfaq i buzëqeshur  duke  dalë nga rezidenca e tij në qendër të Athinës për të shkuar në selinë e partisë “Demokracia e Re”, aty ku do të presë rezultatin final të zgjedhjeve.

 

“Së shpejti do të shohim gjithçka” iu tha ai gazetarëve.

 

Advertisement

Edhe liderët e partive të të  janë shprehur se do të presin me durim deri në përfundim të numërimit.

 

Procesi zgjedhor nisi në 7 të mengjesit vijoi pa incidente deri në 19:00 sipas orës lokale.

 

Advertisement

Pjesmarrja e qytetarëve ishte mbi 48 përqind ndërsa një pjesmarrje të lartë prej 76.3 përqindësh shënuan shtetasit grek në jetojnë në Britaninë e Madhe.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit