minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ministri i Jashtëm serb: I turpshëm dhe skandaloz vendimi i djeshëm për Kosovën në Këshillin e Europës

0
Ministri i Jashtëm serb: I turpshëm dhe skandaloz vendimi i djeshëm për Kosovën në Këshillin e Europës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se vendimi i Komiteti Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është “i turpshëm dhe skandaloz”.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht”, tha Daçiç, raportojnë mediat serbe.

Ai tha se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

“Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, tha Daçiç./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit