minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ministria e Brendshme e RMV-së mohon planet për atentat ndaj Kurtit gjatë vizitës në Shkup

0
Ministria e Brendshme e RMV-së mohon planet për atentat ndaj Kurtit gjatë vizitës në Shkup

Pas raportimeve se gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup ka pasur plan për eleminimin fizik të tij, ka reaguar ministria e Brendshme e MAqedonisë së Veriut.

Ministria ka mohuar se ka pasur plan për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së maqedonase.

Vetë kryeministri Kurti, pas kthimit në Kosovë, konfirmoi planin për atentat ndaj tij.

Advertisement

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Unë sa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndier i rrezikuar veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesën për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me partitë social demokrate e ku mysafiri special ishte kryetari i Partisë Social Demokrate gjermane, i cili kishte ardhur nga Berlini”, tha Kurti./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit