minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndërron jetë mjeku i UÇK-së, Bajram Koçi

0
Ndërron jetë mjeku i UÇK-së, Bajram Koçi

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare mjeku i UÇK-së, Bajram Koçi. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Dr. Bajram Koci, specialist i Anesteziologjisë dhe Reanimimit…
ShSKUK, i shpreh ngushëllime familjes Koci, kolegëve dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje të madhe ”, shkruan Klinika në faqen zyrtare në Facebook.

Dr. Koci, ishte ndër të parët që dha kontribut të çmuar në themelimin e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK. Për një kohë ishte edhe drejtor mjekësor në QKUK, duke kontribuar në themelimin dhe mbajtjen e shumë shërbimeve në Kosovën e pasluftës.

Advertisement

Në QKUK, punoi edhe si specialist i Anesteziologjisë për shumë vjet. Gjatë luftës së fundit, Koci ishte mjek i UÇK-së.
Varrimi i të ndjerit bëhet të shtunën në ora 14:00 në varrezat e fshatit Polac të Skenderajt./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit