minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Negociatat/ Shkupi ka ende shpresë: Besojmë se Bullgaria do të reflektojë

0
Negociatat/ Shkupi ka ende shpresë: Besojmë se Bullgaria do të reflektojë

Shkupi zyrtar nuk e pranon si vendimtare përgjigjen e këshillit të çështjeve të përgjithshme në BE, duke argumentuar se në kushtet e një qeverie teknike në Sofje, vetëm presidenti bullgar ka një mandat të plotë politik dhe mundësinë për të tërhequr veton në samitin e liderëve, këtë të enjte.

Ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani shprehet se pret që Bullgaria të reflektojë. Kjo do ti hapte rrugë edhe Tiranës për konferencën e parë ndërqeveritare, në një kohë kur zyrtarët e bllokut, pranojnë se kushtet janë përmbushur.

 

BUJAR OSMANI

Advertisement

MINISTER I PUNEVE TE JASHTME, MAQEDONI E VERIUT

 

“Unë shpresoj që Bullgaria do të shfrytëzojë edhe këto ditët e mbetura, për të reflektuar mbi këtë qasje të sinqertë që kemi ne për të adresuar aspekte të cilat na dallojnë dhe na ndajnë, në të kundërt nuk kemi zgjidhje tjetër veçse stafeta 20-vjeçare t’i dorëzohet Sllovenisë.”

 

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka përsëritur në vazhdimësi se nëse gjuha dhe identiteti ndodhen në tryezë, nuk do të ketë bisedime.

 

Një propozim i presidencës portugeze synon që këto çështje të ndiqen nga një mekanizëm i pavarur brenda Bashkimit Europian, por për këtë mungon dakordësia mes palëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit