minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Osmani: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë përsëritjen e zgjedhjeve, serbët të nënshkruajnë peticion - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Osmani: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë përsëritjen e zgjedhjeve, serbët të nënshkruajnë peticion

0
Osmani: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë përsëritjen e zgjedhjeve, serbët të nënshkruajnë peticion

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Kosova është e agtshme për të shqyrtuar mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve në 4 komunat me shumicë serbe në veri, pas kërkesës së presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

 

“Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani. “Ata kërkuan nga Kosova që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri që do tu jepte qytetarëve serbë mundësinë që të marrin pjesë dhe të zgjedhin kryetarë me legjitimitet më të madh”, shtoi Osmani.

 

Advertisement

Osmani tha se organizimin e zgjedhjeve të reja e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe kjo sipas presidentes mund të bëhet përmes një peticioni që mund ta inicojnë qytetarët serb të komunave veriore.

 

Osmani sqaroi se qytetarët serbë në këto komuna duhet të nënshkruajnë një peticion, në mënyrë që zgjdhjet të përsëritet në bazë të ligjit në fuqi.

 

Advertisement

“Kjo nënkupton që qytetarët serbë, pra rreth 20 për qind prej tyre që janë në listën votuese mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes tij mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja. Ne jemi të gatshëm ta ndjekim ligjin”, deklaroi presidentja Osmani.

 

Megjithatë, sipas Osmanit shtensionimi i situatës nuk vjen vetëm nga përsëritja e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, pasi dhuna sipas saj orkestrohet në Beograd.

 

Advertisement

“Mund të ketë shtensionim të situatës, por shtensionimi nis në Beograd, duke ndaluar këto banda kriminale që të shkaktojnë dhunë në veri të Kosovës ndaj qytetarëve të pafajshëm. Kjo është kyçe dhe këtë e kemi kërkuar që të ndodhë”, tha Osmani.

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe Gjermania u kanë kërkuar udhëheqësve të Kosovës dhe serbëve që të organizojnë zgjedhje të reja në katër komunat veriore Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit