minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

Osmani reagon kundër zgjedhjes së Deliqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit serb

0
Osmani reagon kundër zgjedhjes së Deliqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar anëtarët e Kuvendit të Serbisë për zgjedhjen e Bozhidar Deliqit në mesin e nënkryetarëve të këtij institucioni.

Reagimi i Osmani vjen pasi ajo tha se Deliq ka qenë i përfshirë në luftën në Kosovë.

Advertisement

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka tërhequr paralele në mes të Kuvendit të Serbisë dhe Kosovës lidhur me profilin e nënkryetarëve të këtyre institucioneve.

“Në Kosovë shërben si nënkryetare e Kuvendit Saranda Bogujevci, e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidial të Serbisë”, shkroi Osmani.

Advertisement

Osmani tha se nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Serbisë ishte komandanti i një brigade ushtarësh “që masakruan mijëra kosovarë”.

Më 28 marsit të vitit 1999 në Podujevë, serbët e formacionit “Shkorpionët” vranë 14 persona, nga familjet Bogujevci e Duriqi, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Advertisement

Pesë fëmijë të plagosur rëndë i kanë mbijetuar këtij sulmi, në mesin e të cilëve është edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Ndryshe, më 2 gusht, deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën për kryetar të Kuvendit Vladimir Orliqin nga Partia Përparimtare Serbe.

Advertisement

Anëtarët e Kuvendit serb zgjodhën shtatë nënkryetarë, në mesin e të cilëve edhe Bozhidar Deliq nga koalicioni NADA (Shpresa).

Kush është Bozhidar Deliq?

Ish-gjenerali ushtarak, Bozhidar Deliq, ishte komandant i një brigade të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Advertisement

Ai ishte lider i koalicionit të së djathtës, NADA (Shpresa) para zgjedhjeve në Serbi, që u mbajtën më 3 prill të këtij viti.

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës së 549 të Ushtrisë Jugosllave.

Advertisement

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, që heton krimet e luftës, ka ngritur dy kallëzime penale kundër tij për ato që ata thanë se ishin krime në Kosovë, por asnjë proces penal nuk është nisur kurrë kundër Deliqit.

Si dëshmitar mbrojtës, ai u paraqit para Tribunalit të Hagës në gjykimet kundër ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq, dhe Vladimir Lazareviq, i cili ishte dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Advertisement

Deliq vazhdimisht ka thënë se nuk do ta dorëzonte në Gjykatën e Hagës Ratko Mlladiqin, të dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova