minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Osmani takon presidentin slloven: “Ballkani i Hapur” favorizon Serbinë

0
Osmani takon presidentin slloven: “Ballkani i Hapur” favorizon Serbinë

Kosova këmbëngul se nuk do të bëhet pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”.

 

Kjo u konfirmua gjatë vizitës që Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, zhvilloi në Prishtinë, ku u takua me homologen Vjosa Osmani.

 

Advertisement

Dy liderët gjatë një konferencë për shtypë mbajtën qëndrime të ndryshme ndaj Ballkanit të hapur.

 

 

BORUT PAHOR

Advertisement

PRESIDENT I SLLOVENISE

 

“Kam parë se ka shumë kundërshtime, kur ka ardhur te kjo iniciativë më është dukur shumë me elegante për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ballkani i Hapur nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.”

 

Advertisement

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES

 

“Ne natyrisht se kemi mendim ndryshe për këtë çështje. Kemi pasur rastin të diskutojmë për këtë sot me respekt të ndërsjellë. Për ne Ballkani i Hapur është hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe. Në këtë moment që Serbia po tenton të luaj rolin kryesor në këtë iniciativë, nuk ka qëllime të mira në raport me rajonin tonë. Do të ishte ndryshe sikur Serbia të ishte shtet që ka synim paqen e stabilitetin dhe po ta kishte njohur Kosovën.”

Advertisement

 

Të gjitha marrëveshje e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Pahor, duhet të respektohen, përfshirë edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga osmani.

 

BORUT PAHOR

Advertisement

PRESIDENT I SLLOVENISE

 

“Çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog. Kushti i parë është që të respektohen të gjitha pikat të nënshkruara. Derisa të mos merreni vesh ndryshe, kjo marrëveshje duhet respektuar. Është e sigurt se gjithmonë duhet t’i kthehemi dialogut”

 

Advertisement

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES

 

“Mendoj se është koha të flasim për palën që nuk implementon marrëveshjet, e ajo është Serbia. Nuk ka zbatuar 2/3 e marrëveshjeve të arritura. Kosova ka implementuar 90 përqind të marrëveshjeve. Një që nuk e ka implementuar është Asociacioni. Kushtetuesja e ka thënë të qartë se nuk është në përputhje me Kushtetutën. Është shkelje e Kushtetutës që Asociacioni të ketë të drejta ekzekutive”

Advertisement

 

Një ditë më parë presidenti slloven zhvilloi një vizitë në Beograd, ku u takua me homologun Aleksandër Vuçiç.

 

Ai u shpreh se vonesat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian kanë rikthyer deklaratat nacionaliste dhe idetë për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit