minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pas humbjes së zgjedhjeve, Gjukanoviç dorëhiqet nga pozita e kryetarit të partisë DPS

0
Pas humbjes së zgjedhjeve, Gjukanoviç dorëhiqet nga pozita e kryetarit të partisë DPS

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviç, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë.

 

Ai ka qenë disa herë president dhe kryeministër i këtij shteti.

 

Advertisement

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se Gjukanoviç e ka bërë të ditur këtë vendim në një sesion të partisë në pasditen e së mërkurës, dhe se një takim i kryesisë së partisë është caktuar për 6 prill, kur do të formalizohet vendimi.

 

Gjukanoviç ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit të partisë vetëm tri ditë pasi ka humbur në zgjedhjet presidenciale ndaj Jakov Millatoviqit nga Lëvizja Evropa Tani, shkruan REL.

Gjukanoviq ka qenë presidenti i DPS-së prej vitit 1998, kur e ka marrë pushtetin nga presidenti paraprak, Momir Bullatoviq.

Advertisement

 

Gjukanoviq do të zëvendësohet si kryetar partie nga udhëheqësi aktual i klubit parlamentar të DPS-së, Daniel Zhivkoviq.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit