minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Petkoviç dënon betimin e kryetarëve të rinj në veri të Kosovës

0
Petkoviç dënon betimin e kryetarëve të rinj në veri të Kosovës

Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të enjten se me betimin e kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës, është zyrtarizuar pushtimi i katër komunave.

 

“Pushtimi nuk ka qenë kurrë situatë e përhershme në histori, andaj nuk do të jetë as në katër komunat në veri të Kosovës, dhe do të përfundojë së shpejti, megjithatë, populli serb, më shumë se pushtimin e [kryeministrit të Kosovës, Albin]Kurtit, do ta mbajë mend mënyrën e turpshme sesi demokracitë e rreme e kanë dhënë dritën e gjelbër për diçka të tillë”, ka thënë të enjten Petkoviq.

 

Advertisement

Kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, të gjithë shqiptarë, janë betuar më 19 dhe 25 maj.

 

Komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, janë të banuara me shumicë serbe.

 

Advertisement

Kryetari i Mitrovicës së Veriut është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nënkryetare e komunës është Katarina Agjançiq nga komuniteti serb.

 

Krytari i ri i Zveçanit është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

Advertisement

Hetemi e ka emëruar Dragana Milletiqin si nënkryetare, nga radhët e komunitetit serb.

 

Kryetar i Zubin Potokut është Izmir Zeqiri, po ashtu, nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Ndoshta kurrë në historinë e demokracisë nuk ka pasur zgjedhje me një dalje kaq të parëndësishme”, ka thënë Petkoviq përmes një deklarate.

Advertisement

 

Ai ka thënë se “serbët janë ata që duhet të vendosin për fatin e tyre kombëtar”.

 

Petkoviq ka reaguar ngjashëm edhe për betimin e Atiqit në Mitrovicë të Veriut, më 19 maj.

Advertisement

 

Atiq është i vetmi prej katër kryetarëve që është betuar në ndërtesën e komunës.

 

Tre të tjerët janë betuar të enjten në “ndërtesa publike”, kryesisht në fshatra të banuara me popullatë shqiptare.

Advertisement

Problemi i shfrytëzimit të ndërtesave komunale qëndron te fakti se ato funksionojnë nën sistemin e Serbisë, dhe kryetarët e rinj nuk kanë qasje në to.

 

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës janë mbajtur më 23 prill, pas dorëheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

 

Advertisement

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.

 

Kjo parti gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

 

Advertisement

Ajo ka thënë se nuk e pranon rezultatin zgjedhor.

 

Dalja në zgjedhjet e prillit ka qenë 3.47 për qind./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit