Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas raportimeve se ka pasur një plan për eleminimin fizik të tij në Shkup.
Ai tha se gjatë qëndrimit në Shkup, nuk është ndier i rrezikuar, por e ka parë se ka pasur shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup.
“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd, por unë sapo erdha nga Shkupi këtu. Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti.
Sipas mediave të Kosovës, gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup ka pasur plan për atentat ndaj tij.
“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, raportojnë mediat lokale në Kosovë. /vizionplus.tv