minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Plani europian/ SHBA: Firmosni marrëveshjen, sjell përfitime ekonomike për Serbinë dhe Kosovën

0
Plani europian/ SHBA: Firmosni marrëveshjen, sjell përfitime ekonomike për Serbinë dhe Kosovën

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi sot se takimi i Ohrit është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë, për të arritur marrëveshjen.

 

JEFFREY HOVENIER

AMBASADOR I SHBA NE PRISHTINE

Advertisement

 

“Më duhet të jem i qartë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk vlerësojnë se një marrëveshje më e mirë është në dispozicion tani, ky është një hap i madh përpara. Është një mundësi e jashtëzakonshme. E avancon stabilitetin rajonal dhe ripozicionon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë drejt një status quo-je shumë më të mirë.

 

Në një takim me gazetarët, ambasadori Hovenier deklaroi së një marrëveshje e mundshme, do të sjellë përfitime politike dhe ekonomike për të dy vendet.

Advertisement

 

JEFFREY HOVENIER

AMBASADOR I SHBA NE PRISHTINE

 

Advertisement

“Ne besojmë se ky propozim për të cilin palët janë pajtuar, sjell benefite të mëdha praktike, politike dhe ekonomike. 11 pikat aktuale nuk do të diskutohen. Kjo marrëveshje për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përmbyllur në Bruksel ku të dyja palët janë pajtuar se nuk do të ketë nevojë të diskutohet më tutje teksti në fjalë”

 

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Hovenier tha se shqetësimet janë të kuptueshme, por ShBA nuk mbështet ndonjë mekanizëm që është kundër kushtetutshmërisë së Kosovës.

 

Advertisement

I pyetur për rezervat, që dy partitë më të mëdha opozitare PDK dhe LDK kanë ndaj planit evropian, Hovenier tha se është i bindur, që në fund të dy subjektet do të vënë interesin kombëtar para atij partiak.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit