minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHBA përshëndet qëndrimin e Kosovës/ “Plani franko- gjerman bazë për normalizimin e marrëdhënieve”

0
SHBA përshëndet qëndrimin e Kosovës/ “Plani franko- gjerman bazë për normalizimin e marrëdhënieve”

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pas një bisedë telefonike që e ka pasur  me kryeministrin, Albin Kurti. Në një postim në Twitter zyrtari amerikan tha se tani duhet te nise zbatimi I planit.

 

Pas Cholletit, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

 

Advertisement

“Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”

 

Më 6 shkurt, pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pranon propozimin e bllokut evropian.

 

Advertisement

Ai u shpreh se e konsideron këtë propozim si “një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit