Pas takimeve “kokë më kokë” me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dy krerët e shteteve, Kurti dhe Vuçiç kanë nisur takimin trepalësh.
Takimi po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe në tryezë është diskutimi mbi propozimin europian për normalizimin dhe formalizimin e raporteve mes dy vendeve.
Advertisement
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.