minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rama konferencë me Vuçiç: Pikëpamjet e kundërta për Kosovën nuk na pengojnë, fokusi tek Procesi i Berlinit

0
Rama konferencë me Vuçiç: Pikëpamjet e kundërta për Kosovën nuk na pengojnë, fokusi tek Procesi i Berlinit

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë dakordësuar për të mos u shprehur mbi pikëpamjet e kundërta për situatëb në veri të Kosovës, gjatë konferencës së përbashkët.

 

Rama u shpreh se në momente të tilla, ku situata vijon të jetë e agravuar duhet që të evitohen të tilla deklarata në prani të njëri-tjetrit për të mos përkeqësuar ndasitë.

 

Advertisement

Rama thekson se fokusi duhet të jetë tek çuarja para e Procesit të Berlinit.

 

“Ne jemi mjaftueshmërisht të mësuar tanimë që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të hapur, të drejtpërdrejtë, të biem dakord që s’jemi dakord me të gjitha, ama kjo të mos na pengojë që të vazhdojmë të përpiqemi të bëjmë më të mirën në funksion të atyre qëllimeve, që duhet të jenë qëllimet e të gjithëve në rajonin tonë, për ta çuar më tutje një proces bashkëpunimi dhe paqeje që është detyra jona ta bëjmë të pakthyeshëm”, tha Rama duke theksuar se për të arritur këtë duhen evituar ndarjet e pikëpamjeve në publik.

 

Advertisement

Të njëjtën qasje pati dhe Vuçiç, i cili theksoi se mbështet nismën e Procesit të Berlinit dhe se Serbia po punon për paqe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit