minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Serbia kërcënim për Ballkanin”, Kurti: BE t’i japë të drejtën Kosovës të anëtarësohet në Union

0
“Serbia kërcënim për Ballkanin”, Kurti: BE t’i japë të drejtën Kosovës të anëtarësohet në Union

Konferenca “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” bëri bashkë sot në Prishtinë drejtues të institucioneve të Kosovës e të shteteve të rajonit, europarlamentarë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë se po përpiqet të pengojë përparimin e rajonit, ndërsa i kërkoi vendeve perëndimore të reagojnë duke i dhënë Kosovës të drejtën për tu anëtarësuar në union.

“BE-ja dhe NATO-ja janë përgjigjur me të drejtë agresionit të Rusisë. Kërcënimi ndaj sigurisë së Ballkanit Perëndimor nga Serbia duhet të adresohet me të njëjtën qasje duke i dhënë Kosovës anëtarësimin në BE’, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga të gjitha fuqitë.

Advertisement

“Diplomacia parlamentare është e nevojshme sot më shumë se kurrë. Rruga drejt bashkëpunimit rajonal ka edhe pengesat e veta. Ka ende hatërmbetje historike të cilat shpesh herë rrezikojnë që të na ndajnë. Ideja që disa etni raca dhe grupe janë superiore ndaj të tjerave është një paragjykim i vjetër”, tha kryeministri i Kosovës.  

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca kërkoi nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian organizimin e një tjetër samiti mes Unionit dhe Ballkanit Perëndimor./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit