minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shaban Murseli takon të birin në burg: Naimi më tha se nuk ka paguar për vrasjen e Liridonës

0
Shaban Murseli takon të birin në burg: Naimi më tha se nuk ka paguar për vrasjen e Liridonës

Shaban Murseli, bababi i Naim Murselit, i cili akuzohet se ka paguar për t’i vrarë bashkëshorten, ka konfirmuar se është takuar me të birin në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Sipas babait të Naimit, takimi ka ndodhur gjatë ditës së premte. Ai ka folur për mediet në Kosovë dhe ka ndarë detaje nga biseda me të birin.

Sipas tij, Naimi i ka konfirmuar se nuk ka qenë në dijeni për vrasjen e Liridonës dhe as nuk ka paguar Granit Plavën, tashmë i arrestuar.

“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli për emisionin “Kojshia Show”.

Advertisement

Liridona Murseli, 30 vjeç, u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, Naim Murseli e raportoi rastin në polici si grabitje me pasojë vdekjen. Por menjëherë pas ceremonisë mortore të bashkëshortes policia e arrestoi me akuzën se e ka porositur ai vetë vrasjen. Sipas Granit Plavës, i cili dyshohet se ka qëlluar ndaj Liridonës, Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për të qëlluar Liridonën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëvë të mitur të çiftit. Përveç Murselit dhe Plavës, policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen si të përfshirë në ngjarje./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit