minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHBA-ja mirëpret vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

0
SHBA-ja mirëpret vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Shtetet e Bashkuara thanë se mirëpresin vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që miratoi propozimin francez për t’i hapur rrugën integrimit evropian.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se votimi i 16 korrikut është hap i radhës në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

“Ne i dimë kompromiset e vështira të bëra për këtë kompromis, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një Bashkim Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të ndërtuar momentum dhe për të punuar në hapat e ardhshëm”, tha Blinken përmes një deklarate me shkrim.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shtunën, më 16 korrik, votoi propozimin francez dhe pas kësaj zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se javën e ardhshme do të nisin negociatat për anëtarësimin e Shkupit, por edhe Tiranës në bllok.

Advertisement

Opozita maqedonase po e kundërshton këtë propozim, pasi argumenton se “rrënon gjuhën dhe identitetin kombëtar maqedonas”.

Për më shumë se dy vjet, Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj nisjes së negociatave për anëtarësim në bllok me Shkupin, për shkak të mospajtimeve për gjuhën dhe identitetin maqedonas./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit