minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bujar Osmani takon Blinken; SHBA mbështet hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut

0
Bujar Osmani takon Blinken; SHBA mbështet hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut mbajtën për herë të parë një Dialog Strategjik, me fokus thellimin e bashkëpunimit në nismat rajonale, mbrojtjes dhe sigurisë.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken gjatë takimit me ministrin e Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani shprehu mbështetjen e Uashingtonit për anëtarësimin e Shkupit në Bashkimin Evropian.

 

ANTONY BLINKEN

Advertisement

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

 

“Ne mbështesim fuqimisht ambiciet e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ne duam shumë të shohim që ky proces të ecë përpara dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë në çdo mënyrë që mundemi”

 

Advertisement

Në lidhje me procesin e negociatave, diplomati maqedonas nënvizoi se shkupi mbetet i angazhuar për të zgjidhur sa më parë mosmarrëveshjet me bullgarinë për çështjet e historisë.

 

BUJAR OSMANI

MINISTER I JASHTEM I MAQEDONISE SE VERIUT

Advertisement

 

“Për ne është vendimtare që Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si një objektiv strategjik, por edhe që kanë mbështetur shoqërinë tonë për të përmbushur kriteret. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në tejkalimin e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë  për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe për të shtyrë përpara gjithë rajonin drejt perspektivës euroatlantike.”

 

Në fund të qershorit, liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen për të vendosur nëse do të përcaktohet një datë për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit