minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sulmet terroriste që tronditën Greqinë, lihen në burg gjashtë të arrestuarit e organizatës terroriste “Komploti i Hakmarrjes”

0
Sulmet terroriste që tronditën Greqinë, lihen në burg gjashtë të arrestuarit e organizatës terroriste “Komploti i Hakmarrjes”

Autoritetet greke kanë lënë në burg gjashtë të arrestuarit e organizatës terroriste “Komploti i Hakmarrjes”.

Të arrestuarit janë përgjegjës për të paktën pesë akte terroriste në Athinë, Selanik dhe Larisa.

Gjithsej janë 10 të pandehur, teksa 4 prej tyre ndodhen në qeli.

Mes tyre është edhe drejtuesi i dyshuar i organizatës i mbajtur në burgjet e Domokos, një antiautoritar i njohur me të kaluar kriminale.

Advertisement

Po ashtu, autoritetet kanë arrestuar një grua që dyshohet se kishte lidhje me vendosjen e mjeteve shpërthyese.

Greqia është tronditur shpesh herë nga shpërthime terroriste nga organizata që njihen si mbështetës të së majtës ekstreme./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit