minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sulmi kibernetik në Kosovë/ Reagon Qeveria: Nuk janë cënuar të dhënat, po bashkëpunojmë me ekspertët e jashtëm

0
Sulmi kibernetik në Kosovë/ Reagon Qeveria: Nuk janë cënuar të dhënat, po bashkëpunojmë me ekspertët e jashtëm

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare gjatë ditëve të fundit.

 

Në një reagim qeveria kosovare siguron qytetarët se nuk janë cënuar të dhënat.

 

Advertisement

Në reagim gjithashtu thuhet se në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm po punohet që pengesa të herëpasherëshme si pasojë e këtij sulmi të jenë sa më të vogla.

 

Reagimi i plotë:

Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare. Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël.

Advertisement

 

Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit