minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Të rihapen hetimet për Kacifas”/ Deputeti grek: Ai nuk u vetëvra - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Të rihapen hetimet për Kacifas”/ Deputeti grek: Ai nuk u vetëvra

0
“Të rihapen hetimet për Kacifas”/ Deputeti grek: Ai nuk u vetëvra

Është zhvilluar këtë të shtunë ceremonia përkujtimore e tre vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.

Familjarët dhe të afërm ishin në ceremoninë që u zhvillua në Kishën e fshatit dhe më pas bënë homazhe në varrezat ku prehet I riu. Nëna e Kacifasit kërkoi sërish të hapen hetimet, pasi sipas saj djali nuk ka vrarë veten.

Ata nuk janë aspak dakord me pushimin e çështjes dhe vendimin. Për këtë i ka mbështetur edhe deputeti i pavarur në parlamentin grek Kostandinos Bolinos, i cili ka pohuar se nuk mund të ketë vetëvrasje me dy plumba.

 

Advertisement

Ajo që Kacifas bëri ishte të tërhiqte vëmendjen tonë për komunitetin e  grekëve të lashtë të Shqipërisë jugore, ose Vorio Epirit.  Kjo ndodhi mund të përdoret si një urë lidhëse dashurie dhe bashkëpunimi  midis njerëzve të dy vendeve.  Nuk na bind që një person të ketë vrarë veten me dy plumba në kokë.

 

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe deputeti Vangjel Dule. Tre vite më parë mbeti i vrarë Kostandin Kacifas pas një shkëmbimi zjarri me efektivët e policisë. Hetimet u mbyllen me argumentin se i riu qëlloi veten.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit