minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tragjedia në Larisa/ Prindërit e 23-vjeçares shqiptare: Drejtësia të caktojë shpejt përgjegjësit

0
Tragjedia në Larisa/ Prindërit e 23-vjeçares shqiptare: Drejtësia të caktojë shpejt përgjegjësit

Familja e studentes shqiptare, Iftigjeni Mitska, kërkon që drejtësia të ndëshkojë përgjegjësit që shkaktuan vdekjen e vajzës së tyre. Avokati i familjes për mediat greke shprehet se mes dhimbjes dhe pikëllimit, familjarët e 23-vjeçares gjejnë ngushëllim tek shpresa për drejtësi.

 

“Kërkesa reale e familjes është që drejtësia të lihet e pandikuar për të bërë punën e saj si duhet. Le ta lëmë të bëjë punën e saj, të caktohen shpejt përgjegjësitë dhe të mblidhen provat ”, theksoi ai.

 

Advertisement

Ai shtoi se familja është e tronditur nga ngjarja e rëndë dhe bën apel që askush të mos i shpëtojë përgjegjësisë për përplasjen e trenave.

 

“Familja është e tronditur dhe në të njëjtën kohë shumë e zemëruar. Familja kërkon nga shteti që të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe askush të mos u shpëtojë përgjegjësive”, shtoi ai.

Avokati i familjes së 23-vjeçares shqiptare deklaroi se po mbledh prova që do t’i shërbejnë hetimit.

Advertisement

 

Brenda ditëve në vijim do të kemi dosjen e lëndës. Ne do të marrim masa kundër komandantit të stacionit dhe ndaj çdo përgjegjësi”, deklaroi ai.

Aksidenti fatal në Larisa la të vdekur 6 shtetas shqiptarë teksa në total u shënuan 57 viktima.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit