minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vaksinat me detyrim/ Dhunë e flakë në Athinë, shumë të arrestuar

0
Vaksinat me detyrim/ Dhunë e flakë në Athinë, shumë të arrestuar

Mijëra protestues në Athinë reaguan me zemërim ndaj vaksinimit të detyruar. Mbrëmjen e së dielës ata i vunë flakën objekteve në rrugët e kryeqytetit si dhe u përplasën me autoritetet.

Dhjetëra persona përfunduan në pranga pasi sulmuan oficerët me lëndë plasëse dhe mjete të forta, ndërsa këta të fundit tentuan të shpërndajnë turmat duke përdorur ujë me presion.

Greqia fqinje ka vendosur detyrimin për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe ka shtuar një sërë masash të tjera për shkak të qarkullimit të variantit delta në vend. Në muajin gusht pritet të nisë edhe imunizimi i fëmijëve nga mosha 12-15 vjecc.

Aktivistët kundër masave kufizuese dhe vaksinimit u mblodhën edhe në shumë qytete britanike, ku nuk u përjashtuan incidentet. Protestuesit u përleshën me forcat e rendit duke i gjuajtur edhe me karrige.

Advertisement

Të njëjtat skena edhe në Paris e shumë qytete të tjera ku vijojnë prej javësh protestat pasi nga data 6 gusht do të hyjë në veprim pasaporta shëndetësore ndërsa në muajin shtator do të jetë i detyrueshëm imunizimi i të gjithë stafit mjekësor. (efekte)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit