minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç thellon tensionet në veri: S’mund të ketë zgjedhje pa siguruar një autonomi më të madhe për serbët

0
Vuçiç thellon tensionet në veri: S’mund të ketë zgjedhje pa siguruar një autonomi më të madhe për serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet një autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën në këto zona.

 

 “Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti. Ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë dhe kryetarëve të komunave.”

 

Advertisement

Përsa i përket propozimit të kryeministrit Edi Rama, presidenti i Serbisë, Vuçiç, theksoi se askush nuk ka të drejtë të bëjë propozim për asociacion, përveç se ekipit menaxhues i përbërë nga serbët.

 

Vuçiç theksoi gjithashtu se Serbia mbetet në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe se ka arritur të balancojë politikën e saj të jashtme, për të mundësuar vazhdimin e marrëdhënieve miqësore me aleatët e saj historikë, Rusinë dhe Kinën.

 

Advertisement

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një nga detyrimet e Kosovës, për të cilin BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë më së shumti.

Dy vendet kanë rënë dakord për formimin e tij në vitin 2013, si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por dy vjet më vonë, gjykata kushtetuese në Prishtinë e rrëzoi dokumentin. Tashmë palët po diskutojnë mbi një model të ri të asociacionit, duke iu referuar kryesisht shembujve europianë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit