Ministrja për Evropën dhe punët e jashtme, Olta Xhaçka ka pritur në Tiranë homologun malazez, Xhorxhe Raduloviç duke theksuar angazhimin për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.
OLTA XHAÇKA
MINISTRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME
Advertisement
“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona janë prej kohësh një faktor stabiliteti dhe sigurie por edhe një model për rajonin. Pjesë thelbësore e diskutimit tonë ishte zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara gjatë mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për hapjen e pikave të reja kufitare, për rritjen e investimeve dhe projekteve në zonat ndërkufitare.”
Ministri Raduloviç u ndal veçanërisht tek të drejtat e minoriteteve si dhe progresi në integrimin evropian për Tiranën dhe Podgoricën.
DORDE RADULOVIÇ
MINISTER PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME, MAL I ZI
Advertisement“Mali i Zi i trajton të gjitha pakicat kombëtare me një fokus të veçantë dhe sa i takon pakicave shqiptare jemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e minoritetit shqiptar. Përmes këshillit që i përfaqëson ata kemi mundësinë që të punojmë më nga afër duke iu siguruar, ndër të tjera, të drejtën për arsimim. ”
Shefi i diplomacisë malazeze ishte i pranishëm edhe në hapjen e konsullatës së nderit të Malit të Zi, në Shkodër.