minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zaev: Franca mbështet Maqedoninë e Veriut për Integrimin

0
Zaev: Franca mbështet Maqedoninë e Veriut për Integrimin

Pas takimit me presidenti Emanuel Macro në Paris, kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi se Franca mbeshtet Shkupin ne procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë një tubimi në qëndrën e kryeqytetit , kreu i qeverisë maqedonase tha se Shkupi i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj dhe se tashmë është radha e Bashkimit Europian që të veprojë.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTËR  NË MAQEDONINË E VERIUT

Advertisement

“Ju sjell përshëndetje nga Parisi, nga kryeqytetet e gjithë Evropës, përshëndetje të cilat përkthehen në mbështetje të fortë dhe të sinqertë për vendin tonë. Shkupi është krenar dhe i respektuar kur Maqedonia e Veriut është krenare dhe e respektuar. Është shumë e rëndësishme për ne që vendet anëtare të BE-së, përfshirë Francën, të mbështesin procesin e integrimit në BE- Ne kemi bërë gjithçka, kemi punuar, kemi përmbushur të gjitha kriteret, është radha e BE-së për të dhënë.”

 

Shkupi,sipas zaev, është i gatshëm për një dialog dypalësh me sofjen që do të sjellë një marrëveshje të arsyeshme , por nuk do të përfshihet ndryshimi i identitetit dhe i gjuhës.

 

Advertisement

“ Ne jemi të gatshëm për një dialog dypalësh që do të sjellë një marrëveshje të arsyeshme dhe të pranueshme nga të dy palët brenda kornizës së Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Sigurisht, çështjet e gjuhës dhe identitetit maqedonas nuk janë dhe nuk mund të jenë në asnjë tryezë.  Të luftosh për vendin tënd, për njerëzit e tu, për qytetin, komunën tënde, është një privilegj, nder, përgjegjësi”

 

Mbledhja e fundit e Këshillit të Çështjeve të përgjithshme në Bashkimin Europian, nën presidencën portugeze është planifikuar më datë 22 qershor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit