minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zaev në Bullgari per negociatat, palët shprehen optimiste për një marrëveshje

0
Zaev në Bullgari per negociatat, palët shprehen optimiste për një marrëveshje

Pak ditë nga samiti i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka vizituar Bullgarinë për të  arritur në një marrëveshje.

 

 

Pas takimeve zyrtare, kreu i qeverisë mbajti një konferencë PR shtypi së bashku  me homologun bullgar, Stefan Janev, ku vuri në dukje se të dyja vendet mund të gjejnë një zgjidhje për çështjet të mbetura pezull.

Advertisement

 

 

“Ne jemi politikanë të përgjegjshëm dhe kemi rënë dakord që bisedat tona të përqendrohen në thelbin e zgjidhjeve të mundshme. Kemi biseduar për thelbin e problemit përmes udhërrëfyesit dhe propozimit portugez. Neve na takon që të flasim për raportet dypalëshe. Kemi një hap para dhe zgjidhja është e mundur. Vetëm në këtë mënyrë do kemi mbështetjen e qytetarëve të të dy vendeve.”

 

Advertisement

 

Sofja, sipas kryeministrit bullgar, mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, por duhet të plotësohen disa kushte.

 

 

Advertisement

“Konstatuam se për momentin kemi mundësitë të punojmë për zgjidhjen e çështjeve për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të vitit 2017. Për vite, politika e Bullgarisë ka qenë e orientuar drejt mbështetjes së fortë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE. Delegacioni i Zaevit doli me një propozim konkret, të cilin do ta shqyrtojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe profesionale në ditët në vijim.”

 

 

Më 22 qershor, në Luksemburg do te diskutohet për mbajtjen ose jo të Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit