minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç (VIDEO) - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç (VIDEO)

0
Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç (VIDEO)

Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur këtë të shtunë në Beograd, ku do të zhvillojë takimin e parë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve po marrin një tjetër drejtim.

Takimi me presidentin Aleksandar Vuçiç vjen pas kontakteve të fundit mes dy liderëve, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin dypalësh.

Vizita konsiderohet me rëndësi edhe për shkak të pozicionit që Serbia ka mbajtur që nga nisja e luftës në Ukrainë. Beogradi ka dënuar ndërhyrjen ushtarake ruse, por ka zgjedhur të mos i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës, duke ruajtur lidhjet tradicionale me Rusinë.

 

Advertisement
View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Ky qëndrim u reflektua edhe gjatë samitit Ukrainë–Evropa Juglindore të zhvilluar në Kiev, ku Serbia ishte i vetmi shtet pjesëmarrës që nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët në mbështetje të Ukrainës.

Megjithatë, kontaktet diplomatike mes dy vendeve janë shtuar gjatë muajve të fundit. Në pranverën e vitit 2024, Beogradin e vizitoi edhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, së bashku me ministrin e atëhershëm të Jashtëm, Dmytro Kuleba, duke sinjalizuar përpjekjet për të mbajtur të hapur komunikimin mes Kievit dhe Beogradit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit