minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zgjedhjet në Kosovë/ Presidentja Osmani: S’ka konsensus për shtyrje

0
Zgjedhjet në Kosovë/ Presidentja Osmani: S’ka konsensus për shtyrje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ashtu siç ka qenë e caktuar më herët.

 

Osmani i bëri komentet pas një takimi me përfaqësues të partive politike për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, për shkak të situatës së rënduar pandemike.

 

Advertisement

Osmani tha se pushteti dhe opozita nuk janë pajtuar për zhvendosjen e datës.

 

“Kushtetuta është e heshtur për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve dhe mundësia e vetme, sipas standardeve ndërkombëtare, është që të arrihet një pajtim midis partive në pushtet dhe atyre në opozitë për një gjë të tillë. Ky konsensus për momentin mungon. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu siç ka qenë”, tha Osmani.

 

Advertisement

Takimi midis presidentes Osmani dhe përfaqësuesve të partive politike u zhvillua pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, nga frika e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

 

Kosova, javëve të fundit, është përballur me valë të rëndë të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

 

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se është në favor të shtyrjes së zgjedhjeve, por përfaqësuesit e partive opozitare nuk u pajtuan./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit