minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Artisti shqiptar nga Zvicra, mes pikturimit, aktrimit dhe poezisë

0
Artisti shqiptar nga Zvicra, mes pikturimit, aktrimit dhe poezisë

Naski Abdixhiku është artisti i shquar shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër. Ai pikturon dhe njëkohësisht aktron dhe është autor i shumë poezive.

Të jesh mes këtyre tri fushave, që të shijojnë në tre “botë” të ndryshme, është padyshim dhunti që pak njerëz e kanë dhe mund ta shijojnë.

Abdixhiku përveç që fol rrjedhshëm gjuhën e nënës, është njohës i disa gjuhëve të huaja, hungareze, polake, serbe, gjermane dhe frangjishte.

Advertisement

Jeta në Zvicër i solli shumë sfida të mira dhe përvoja interesante/

Ai ishte menaxher në disa hotele zvicerane, njëkohësisht ngjyrimin e tij shpirtëror e pikturonte pa rreshtur, ndërkohë që aktrimi tashmë i është bërë pjesë e jetës së tij edhe në kinematografin zvicerane, pa humbur dashurin e tij për poezinë.

Piktori shqiptar në një intervistë ekskluzive për Albinfo.ch rrëfen historinë e tij të fëmijërisë, emigrimit, formimit intelektual dhe sfidave që ai është përballur.

 

Advertisement

Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person dhe mjekër

 

Albinfo.ch: zotëri Naski, së pari na trego pak rreth vendlindjes tuaj, ku keni lindur, hapat e parë të shkollimit ku i keni marrë, jeta e juaj?

Jam i lindur ne fshatin Tërrnoci i madhë, komuna e Bujanocit (Kosova Lindore ose ndryshe Lugina e Preshevës). në një familje të madhe dhe shumë mirë ekonomikisht.
Aty kam përfunduar shkollën fillore ndërsa të mesmen, vitin e par në vendlindje Tërrnoc e nga viti i dytë në Bujanoc. Që nga viti i dytë jam marrë me aktrim në kuadër të SHKA Jehona deri në fund të shkollës mesme. Vlen të theksohet Komedia ,,Akraballëku” nga Kristo Floqi që kishim fituar në gjithë festivalet e atine viteve në Serbi dhe u kualifikum për në FEDRAS në Malo Cërniçe afër Pozharevcit që konsiderohet festivali më me renome i asaj kohe.
Sudimet në Prishtinë 1977/1982.
Në vitin 1983 kreva shërbimin ushtarak në Kroaci, pas kthimit nga shërbimi ushtarak, krijova familje. Vitin 1985 kisha emigru në Hungari (Budapest) ku qëndrova 4 vite deri në vjeshtën e vitit 1988, ku kisha mësuar gjuhën Hungareze shkrim dhe lexim por edhe gjuhën polake me që kisha shumë kontakte me njerëz nga Polonia.
Pas kthimit në vendlindje po kët vit kisha kry nji kurs disa javorë ne Grand Hotel në Prishtin për Hoteleri dhe kam marrur një diplomë Hotelerie me qëllim që të emigroj në Zvicër.

Advertisement

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Albinfo.ch: Në cilin vit keni emigurar në Zvicër dhe më trego për jeten atje sa ishte e vështirë të ambientoheni në Zvicër?

Advertisement

Në dhjetor të vitit 1988 emigrova në Zvicër dhe fillova punë në gastronomin zvicrane. Pas disa muajsh ende s’kisha as 1 vit qëndrimi në Zvicër më angazhuan si shef i servisit personelit në një Hotel ,,Les Colombettes” në Vuadens të Kantonit Fribourg ati punova 4 vite dhe pastaj kalova si shef servisi ne Hotel ,,Ermitage” në Les Pacottes po të njetin kanton. Në vitin 1996 kisha marr Hotelin tim si menaxher dhe aty punova 2 vite ,,Cruax Verte” në Vusisens po të njejtin kanton, gjatë ditës punohej me restoracion zvicranë e në mbrëmje kuzhinë zvicrane dhe kuzhina jonë tradicionale ku kisha një sallë të madhe për 280 musafir dhe kisha orkestër dhe këngëtar të estradës tonë live nga trojet tona. Deri sa kisha Hotelin timë në menaxhim, pësova një ndeshje të rëndë komunikacioni dhe aty ndërpreu ç’do aktivitet i imi me punë fizike për shkak gjendjes time shëndetsore. Me përmirësimin e gjendjes time deri diku u kyqa në disa aktivitete, ishin vitet ma të vështira të çështjes kombëtare. Themelova shkollën shqipe në Chatel-St-Denis me dikund 20 nxënës. Pastaj u kyqa në organizimin e ndihmave për në Kosovë me mjete materjale, ushqimore e veshmbathje vitet 1997 / 1999. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishte një pasivitet, kisha bindjen sa i përket çështjes së Kosovës.
Në vitin 1998 gjat manifestimeve të mëdha që u organizuan në Bern të Zvicrës dhe që vazhduan në gjithë botën, kisha punue 3 punime në përmasa shumë të mëdha me karakter për çështjen kombëtare dhe me shumë miqë kemi shkuar në Bern me ato 3 punime të miat. Punimet ju ranë në sy organizatorve dhe u kërkuan që të pozohen në binën e manifestimit dhe të jenë përballë masës dhe mediave të kohës.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Advertisement

Albinfo.ch: Na trego më shumë rreth rrugëtimit tënd kundrejt pikturimit, si lindi dëshira dhe ideja që ju të praktikoni këtë fushë që është sa e ndjeshme aq edhe bukur?

Me art gjegjsishtë me piktur kisha filluar që si fëmijë, gjithmonë bëja vizatime të bukura që vlerësoheshin, por dikund nga vitet 2000 kisha filluar si hobi, në fillim bëja punimet në shtëpi dhe më ishin bërë disa punime dhe i dhuroja dhuratë miqëve të mi zvicranë me që në ç’do punim timin kishte simbole të çështjes kombëtare sepse ishte koha e viteve të luftës në Kosovë dhe në vitin 2009 një mike e imja zvicrane insistoi me familjen time që të hapja një atelie timën dhe të mirem me pikturë me që pëlqeheshin shumë nga miqtë e mi e pastaj të bëja një ekpozitë. Në fakt edhe ashtu ndodhi. Në pranverën e vitit 2009 unë hapa atelien time personale. Pastaj fillova me ekespozita personale e kolektive ku shiteshin pikturat e mia goxha mirë. Ku edhe vazhdoja ende ku e kam atelien time e punoj.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Advertisement

 

Albinfo.ch: Për ju, pikturimi a është një profesion apo më shumë ndjenjë ?

Çfarë të them… nuk mundem të dalloj është dikund mes profesionit tim por dhe ndjenjës, diçka që më kishte mbetur peng nga rinia ime e hershme që të studioj akademinë e arteve në Beograd, meqenëse si i ri kisha mundësinë të regjistrohem pa provim pranues përmes festivaleve që kishim fituar me teatër. Mirëpo nuk vendosa unë, vendosën familja që unë të studjoja ekonomikun në Prishtinë dhe ashtu ndodhi. Por që në shpirtin tim doja të mirrësha me art gjithmonë, pikturën dhe aktrimin. Nga viti 2009 kur hapa atelien time meqenëse isha i penzionuar për shkak aksidentit, më erdho momenti që t’i kyçem artit në përgjithësi gjatë gjithë jetës time. Këtu edhe e kam gjet vetën gjithmonë.

 

Advertisement

Peut être une image de 1 personne, position assise et intérieur

 

Albinfo.ch: A keni pas ndonjë ekspozitat për piktuart tuaja, apo pjesë e ndonjë eventi për pikturat tuaja?

… Expozita kam pas shumë si personale e edhe kolektive e për oferta as mos të flasim, kam pas oferta në gjithë globin të marrë pjesë, meqenëse stili im nuk është akademik por autodidakt e që pëlqehet edhe nga artistave të mdhenjë akademik. Vlen të theksohet që këtë vit ishim të ftuar 2 piktor shqiptarë në simpoziumin në Poçitelj të Bosnjës ku është kolona më e vjetër në ish Jugosllavinë dhe ishim në edicionin e 68. Kaluam shumë mirë me mikun tim piktorin Ramë Beqirin dhe përsëri jemi të ftuar në muajin mars të 2023 me rastin e festës kombëtare të Bosnjës dhe Hercegovinës si mysafirë nderi ku do të nderohemi edhe me mirënjohje dhe do jemi antarë në shoqatën e artistave në Bosnje dhe Hercegovinë. Momentalisht përsëri kam ftesa për në disa koloni e ekpozita në shumë vende të botës ku vlen të veçohet, Dubain, Londrën, Parisin, Romën Nju Jorkun etj. Por varet se a do mundem t’i realizoj këto udhëtime, sepse kanë kosto të majme e për momentin s’kemi përkrahje dhe sponzorizime nga askush. Nëse kërkojm sponzorizim ose perkrahje materjale nga shteti zvicranë ose personalisht unë nga shteti i Serbisë meqenëse shtetësia ime është nga Kosova Lindore ndoshta edhe më përkrahin, por s’mundem të loboj në gjithë ato vende një shteti tjetër përpos Kosovës, eventualisht Shqipërisë.

Advertisement

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

 

Albinfo.ch Po aktrimi, në cilt filma apo shfaqje keni aktruar?

Advertisement

Aktirmi më hyri në zemër, gjatë shkollës së mesme, gjegjsisht ne fillim të klasës dytë në kuadër te SHKA ,,Jehona” e Terrnocit isha përzgjedhur në disa pjesë teatrale e suksesin më të madh e arritëm me komedin e Kristo Floqit ,,Akraballëku”. Dëshira ime ishte të studjoja akdemin e arteve në Prishtinë ose edhe në Beograd ku kisha rastin të jem i pranuar nga vet dekani i asaj kohe, Petar Wolfi gjatë festivalit në Malo Crniçe ku ai ishte si juri profesionale dhe u përzgjodhëm 2 aktorë që të kemi drejtën e studimit në Akademin e Arteve në Beograd. Pas shumë vitesh, regjisorit Valton Jakupit i isha kujtuar, që e kam vendas dhe më ftoi që të luaja në filmin e tij ,,Romanca e Hidhur” ishte një rol i tipit mafioz i ashpër dhe shumë i egër si personazh. Mbasë 3 muajsh hezitime që nuk doja të kyçem në kinematografi për shkak moshës time që kisha pak mbi 50 vjeç, në një bisedë miqësore të rastit, me profesor Enver Petrovcin, më bindi që ja vlen të kyçem për shkak imazhit tim e pamjes që kam dhe kështu pranova të luaj në atë film, pastaj pasuan edhe 3 filma tjerë me të nejtin regjisorë. Në vitin 2018 luajta në filmin ,,Inovacioni i fundit” të Burim Halit në Kosovë. Po në vjeshtën e këtij viti pata rastin të luaj në një rol të vogël në serialin zvicrano – belg ,,Bulle” të Anne Delluze, ku pata rastin të jem me divën e Hollywoodit, Claudia Cardinalen.  Pastaj në 2019 në një serial tjetër zvicrano – francez në Gjenevë ,,Quartier des Banques 2” të Fulvio Bernasconit.
Në vitin 2020 më ftuan të jem pjesë e stafit në festivalin ,,Art Without Limit, International Film Festival” në Kosovë në edicionin e parë si seleksionues i filmave për festivalin dhe njëherit që ta bëj llogon e këtij festivalit.

Po ashtu, edhe në 2021 në edicionin e dytë isha pjesë e festivalit si seleksionues i filmave. Gjithë këtë aktivitet për 2 vite e kam bërë vullnetarisht pa kurfar pagese për shkak që festivali nuk ka pas buxhet, por e kam bërë për njerëz me aftësi të kufizuara dhe për vet artin kinematografik.

Në pranverën e këtij viti 2022 organizova disa mbrëmje me filma shqipë këtu në Zvicër me prezencën e regjisorve e edhe disa protagonistave që publikut i pëlqeu shumë.

 

Advertisement

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Albinfo.ch Shkruani poezi zotëri Naski, na trego pak më shumë rreth poezive tuaja?

Po edhe me shkrime mirem në raste, sidomos me poezi. Por shkruaj vetëm kur kam një storie e treguar nga miqt e mi ose përjetim timin apo familjar, nuk shkruaj vetëm për të shkruar dhe t’i publikoj në rrjetet sociale, Çdo poezi e imja duhet të i takojë dikujt ose dikush ta gjeje vetën aty ose të i dedikohet një rasti ose një personi  apo një çështje qoftë kombëtare apo diçka tjetër. Më duhet një inspirim, një ndodhi shumë e fort që ta nxjerr shkrimin.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

 

The post Artisti shqiptar nga Zvicra, mes pikturimit, aktrimit dhe poezisë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit