minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Darkë Gala dhe Koncert me Ansamblin Filarmonik

0
Darkë Gala dhe Koncert me Ansamblin Filarmonik

Është një rast unik! Ansambli i Filarmonisë, i përbërë ekskluzivisht nga anëtarë të Filarmonisë me famë botërore, të Vjenës, do të jetë mysafir të shtunën më 10 dhjetor 2022 në sallën e koncerteve në Qendrën e Kongreseve Trafo në Baden.

Të kujtojmë, në këtë ansambël bën pjesë edhe violinisti i famshën shqiptar, Shkelzen Doli.

Kjo mbrëmje është një “domosdo” për të gjithë miqtë e filarmonistëve të Vjenës, thuhet në ftesë, transmeton albinfo.ch. Ansambli prej 13 personash luan pjesë nga kompozitorët e mëdhenj si: Johann Strauss (babë e bir), Brahms, Lehár dhe Delibes në dy intervale 45-minutëshe.

Advertisement

Në mes të pikave muzikore drejtori i kuzhinës Martin Liefeith dhe ekipi i tij do t’ju kënaqin me kulmet e tyre kulinarike.

Mikpritëse e mbrëmjes është Merita Pinta, Drejtore Menaxhuese Prima Pflege GmbH. Ajo do të mbajë edhe një fjalë mikpritjeje për mysafirët.

Kjo mbrëmje është bërë e mundur falë manifestimit të përvjetorit të Prima Pflege GmbH. Mbahet me një numër të kufizuar biletash në shitje publike.

Dirigjent & Drejtor muzikor: dr Thomas Szucs

Advertisement

Menaxher, kulinari: Martin Liefeith, Drejtor i Kulinarisë, Qendra e Kongresit Trafo Baden.
Biletat duhet të sigurohen vetëm paraprakisht, pa arkë: LINKU

Në çmimin e biletës përfshihen: aperitivi, darka gala me 4 pjata, verë dhe pije joalkoolike, përfshirë kafen dhe sigurisht koncertin.

Kodi i veshjes: Formal

Vendi: Trafo Baden │The Swiss Event Village, Brown Boveri Platz 1, 5400 Baden 
Koha: E shtunë 10 dhjetor 2022, nga 18:00 – 23:30

Advertisement

The post Darkë Gala dhe Koncert me Ansamblin Filarmonik appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit