minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndahet nga jeta, krijuesja, Miradije Maliqi

0
Ndahet nga jeta, krijuesja, Miradije Maliqi

Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë shkrimtarja dhe veprimtarja e njohur kulturore e komunitetit shqiptar të Zvicrës, Miradije Maliqi.

“Miradije Maliqin do ta kujtojmë me respekt të thellë si veprimtare e hershme dhe shumë e përkushtuar e organizimit të jetës sonë kulturore në Zvicër”, shkruan Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës në një postim të saj në fb.

Miradije Maliqi, u lind në Gostivar më 25.07.1961. Shkollën fillore e përfundoi në Gostivar, të mesmen në Prishtinë. Në vitin 1980 emigroi në Zvicër, ku u specializua në fushën e psikologjisë, terapisë familjare, në Cyrih. Ka jetuar pjesërisht në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri.

Advertisement

Është bërë e njohur si shkrimtare, poete, skenariste e disa filmave dokumentarë. Është vlerësuar me shumë shpërblime dhe mirënjohje për prozë dhe poezi.

Miradije Maliqi është autore e këtyre librave:

“Kthimi i mërgimtares së tradhëtuar”, roman, Mirazh Tiranë 1995

“Një lot më shpejt se fjala”, roman, Eurorilindja, Tiranë 1998

Advertisement

“Ditët e heshtjes sime”, roman, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë, Shkup 2000

“Dy kurora sonetike”poezi, Azdreni ,Shkup 2000

“Më shumë se dashuri”, poemë, Shqiptarja, Tetovë 2003

“Unë dhe shpirtbukura”, roman, Arbëria, Tiranë 2005

Advertisement

“Krenaria e lënduar”, roman, Arbëria, Tiranë 2009

“Rebelimi i ndjenjave”, roman, Arbëria Tiranë 2009

“Kape ditën tënde” poemë, Arbëria Tiranë 2011

“Metaforë malli”, poezi me miq “Ada”Tiranë 2013

Advertisement

“Ti nuk je kujtim” publicistikë, Bota shqiptare,Tiranë, 2015

„Ëndrroj se Zgjohem” poezi, Ars poetika Durrës, 2015

“Kështjella e fjalëve” (Castelul Cuvintelor) Poezi shqip- rumunisht, Biblioteka Literatura Albaneza 2

“Nëna dhe Bija” Prishtinë 2021

Advertisement

The post Ndahet nga jeta, krijuesja, Miradije Maliqi appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit