minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Thirrje për statistë

0
Thirrje për statistë

Regjisorja Aulona Selmani, me anë të një njoftimi ka bërë thirrje për ndihmë për realizimin e një pjese të filmit kosovar. Thirrja është për statistë, përcjell albinfo.ch.

Përmbajtja e skenës: Njerëzit duke u falur në xhami me personazhin kryesor të filmit, Dautin, i cili përfaqëson një të mbijetuar të masakrës në një fshat të Kosovës, ku ai ka humbur të gjithë familjen e tij, përfshirë djalin e tij. Nuk ka dialog apo ndonjë gjë të komplikuar.

Në këtë skenë janë të ftuar të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një filmi kosovar, që ka si temë kryesore luftën në Kosovë dhe traumat e shkaktuara nga ajo luftë. Është një mundësi për t’i treguar botës tmerret që një luftë mund t’u shkaktojë njerëzve dhe për të treguar faktin se pothuajse askush nuk dënohet për këto krime.

Advertisement

Kërkojmë ndihmën tuaj për realizimin e kësaj skene e cila në thelb është shumë e thjeshtë, por që përmban një të vërtetë shumë të vështirë.

Ngjarja do të zhvillohet më 26.06. 2022 10:00 – 13:00 Bazel, xhami, Pratteln

Muttenzerstrasse 109, 4133

kontakt: Xheni Alushi [email protected]

Advertisement

+41 79 942 54 31

The post Thirrje për statistë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit