minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Biden dhe Harris vlerësohen “Personi i vitit” nga revista “Time”

0

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris janë zgjedhur si njerëzit e Vitit në revistën “Time”  për vitin 2020.

“Biden-Harris përfaqësojnë diçka historike”, shkroi Time në Twitter.

Dyshja demokrate mundi tre finalistë të tjerë që ishin punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e frontit dhe Dr. Anthony Fauci, lëvizjen racore të drejtësisë dhe presidentin Donald Trump, i cili humbi garën në Shtëpinë e Bardhë.

Time ka zgjedhur personin më me ndikim të vitit që nga viti 1927.

Advertisement

“Për ndryshimin e historisë amerikane, për të treguar se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se të ndarjes, për të ndarë një vizion shërues në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë personi i vitit 2020 i TIME”, shkroi kryeredaktori i “Time” Edëard Felsenthal.

Z. Biden dhe Znj. Harris, të cilët nuk u përmendën në listën fillestare të “Time”, ende nuk kanë komentuar publikisht përzgjedhjen nga Time.

Në vitin 2016, kur Trump u zgjodh president mori të njëjtin vlerësim nga revista

Çdo vit, Time  zgjedh një person, një grup, një ide ose një objekt që “për të mirë ose për të keq” ka pasur ndikimin më të madh përgjatë 12 muajve.

Në 2019-ën, revista e zgjeroi botimin për Personin e Vitit duke përfshirë kategori të tilla si Biznesmeni i Vitit, Argëtuesi i Vitit, Atleti i Vitit dhe Kujdestarët e Vitit.

Revista ka vlerësuar me Kujdestarët e vitit Dr. Anthony Fauci, anëtari kryesor i Task Forcës për koronavirusin në SHBA dhe aktivistët e lëvizjes Black Lives Matters, pas vrasjes së George Floyd.

Advertisement

Biznesmeni i Vitit u vlerësua themeluesi dhe CEO i Zoom Eric S. Yuan, “pasi u bë një litar shpëtimi  për nxitjen e komunitetit në një moment izolimi akut”, deklaroi Time.

Atlet i Vitit u vlerësua ylli i basketbollit në SHBA, LeBron James, ndërsa Argëtuesi i Vitit u shpall Grupi pop i Koresë së Jugut BTS.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit