minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kur Tito i shkruante Biden: Do bësh rrugë

0
Kur Tito i shkruante Biden: Do bësh rrugë

Tashmë që Joe Biden është “shndërruar”, edhe pse jo zyrtarisht, në Joseph R. Biden Jr, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, karriera e tij e gjatë politike do të studiohet më me imtësi se kurrë, pavarësisht se 78-vjeçari është prej dekadash një nga politikanët më të njohur të superfuqisë.

Një nga dokumentet më të veçanta të nxjerra në orët e fundit është një letër e 1 marsit 1979 që fillon me fjalët “I dashur zoti president”, por që nuk i referohej demokratit Jimmy Carter.

Letra e Biden

Në atë vit, Biden ishte një senator relativisht i panjohur, dhe ndodhej në vizitë zyrtare në Beograd. Në fakt, letra i drejtohet pikërisht Jospi Broz, i njohur botërisht si Tito, mareshali-president i Jugosllavisë.  Biden ndodhje në atë moment në kryeqytetin serb në një delegacion nga SHBA me rast të vdekjes së Edvard Kardelj, krahu i djathtë i Titos.

“Ju falënderoj për mikpritjen e çmuar, gjatë vizitës sime në Jugosllavi, me rastin e vdekjes së Edvard Kardelj. Ju falënderoj që më pritet, dhe çmova shumë shkëmbimin e ideve. Shpresoj të vizitoj vendin tuaj të bukur në një rast më të gëzuar”.  

Advertisement

Sipas burimeve, Tito iu përgjigj senatorit të atëhershëm Biden, duke paralajmëruar për të një të ardhme të ndritur.  “Do bësh goxha rrugë’’, shkruante mareshali.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit