minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

E dinim se Toka kishte 4 oqeane, National Geographic prezanton të pestin

0
E dinim se Toka kishte 4 oqeane, National Geographic prezanton të pestin

Miliona fëmijë në të gjithë botën mësojnë përmendësh gjërat bazë rreth gjeografisë: si për shembull që kemi 7 kontinente dhe 4 oqeane.

Por tani jo më. National Geographic, një prej mediave më prestigjioze dhe grupeve më në zë në realizimin e hartave gjeografike, thotë se në planetin Tokë ka 5 oqeane. I quajtur Oqeani i Jugut, ky term përkufizon masivin ujor që rrethon Antarktidën.

Bashkimi i pjesëve jugore të Paqësorit, Atlantikut dhe Oqeanit Indian gjithmonë ka qenë një pikë e nxehtë diskutimi për oqeanografët.

Ky vendim për të njohur një oqean të pestë është një shembull i rrallë  një hartografi që përpiqet të ndryshojë gjeografinë e planetit. Gjeografi i “National Geographic”, Alex Tait, shpjegon për CNN se emri është zgjedhur i thjeshtë dhe që të përputhet me fjalorin e përdorur nga njerëzit e zakonshëm.

Advertisement

Ai thotë se njohja e Oqeanit të Jugut nga “National Geographic” thjesht bën më zyrtare një term të përdorur prej kohësh tashmë.

“Me shumë gjasa, oqeanografët do të lumturohen që do ta shohin në hartat e Nat Geo”, thotë redaktorja e klimës në CNN, Angela Fritz. “Nuk më vjen në mendje asnjë shkencëtar që të jetë kundër me këtë term”.

Tait shpjegon si përkufizohet ndarja mes oqeaneve. “Kur kalon nga ujërat më të ngrohta të Atlantikut, Paqësorit apo Oqeanit Indian, në ujërat më të ftohta të Antarktidës. Më pas bie edhe niveli i kripës në ujë. Ndryshon tërësisht fauna, pasi disa lloje fokash e pinguinësh jetojnë vetëm aty”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit