minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

I vetëm në mes të oqeanit, fari i shpëton jetën

0
I vetëm në mes të oqeanit, fari i shpëton jetën

Një australian është shpëtuar pasi u gjet në një far në mes të Oqeanit Paqësor.

David Simpson, 64 vjeç, u hodh nga anija e tij kur një valë e fortë goditi mjetin lundrues pranë Caloundra, në Sunshine Coast të Queensland.

Më pas, ai arriti të notonte rreth gjysmë milje në një far uji, ku priti që të shtyhej nga një valë në mënyrë që të ngjitej në shkallët e tij.

Një marinar tjetër, më vonë, zbuloi anijen pa pilot me motor ende të ndezur me qenin në bord, dhe lajmëroi autoritetet.

Advertisement

Simpson tha se u përpoq të tërhiqte vëmendjen në çdo mënyrë që të mundte, dhe madje hoqi pantallonat për t’i tundur.

“Ndoshta, kjo është arsyeja pse askush nuk ndaloi, sepse unë isha lakuriq”, tha ai.

Tri orë pasi u ngrit alarmi, Simpson u gjet nga një helikopter, i cili e pa atë në errësirë ​​1,6 milje larg anijes së tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit