minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Ilaçi mrekulli” për humbjen e peshës pa dietë dhe pa ushtrime

0

Një ilaç për trajtimin e diabetit është tashmë shumë i kërkuar në mbarë botën, pasi shumë të famshëm dhe përdorues të mediave sociale, e kanë shpallur atë si një ilaç mrekulli për humbjen e peshës, pavarësisht disa shqetësimeve nga ekspertët mjekësorë. Bëhet fjalë për Ozempic, për të cilin kërkesat po rriten së fundmi në Kinë, ku të qenit “i hollë me peshë” është një standard mbizotërues i bukurisë, duke çuar në mungesa të medikamentit në vend.

Aplikacionet kineze të mediave sociale, si Douyin dhe Xiaohongshu, janë mbizotëruar nga postimet e përdoruesve që mburren se si kanë humbur lehtësisht 10 ose më shumë kilogramë brenda një muaji me vetëm disa injeksione të Ozempic.

“Ky është një ilaç i mrekullueshëm. Pa dietë, pa ushtrime, ju mund të humbni peshë edhe kur jeni të shtrirë pa lëvizur”, janë një seri postimesh në Xiaohongshu, një aplikacion social kinez i ngjashëm me Instagram.

Ozempic u miratua zyrtarisht në Kinë në prill 2021 për trajtimin e diabetit të tipit 2. Por përdoruesit mund ta marrin atë nga mjekët për përdorime të tjera, ose ta blejnë në platformat e e-commerce si Taobao dhe JD.com (JD) me recetat e njerëzve të tjerë.

Advertisement

Ekspertët mjekësorë thonë se ilaçi mund të ketë efekte anësore serioze. Studimet dhe raportet e pacientëve tregojnë se ata e rimarrin peshën e tyre menjëherë pas ndalimit të injeksioneve.

Por popullariteti i tij në rritje në Kinë do të thotë se shumë spitale dhe farmaci kanë mbetur pa Ozempic që nga fundi i vitit të kaluar. Kjo ka shkaktuar probleme për pacientët me diabet që varen nga mjekimi.

Një spital në Guangzhou ka ndaluar dhënien e recetave për njerëzit që nuk kanë diabet, pasi për shkak të rritjes së kërkesës nga pacientët që kërkonin të humbnin peshë, Ozempic mbaroi për pak kohë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit