minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ky është sekreti për fëmijë më të zgjuar dhe më të lumtur

0

Nuk jemi mësuar më të shohim shumë fëmijë që lexojnë libra, pasi teknologjia, celularët dhe tabletët, po fitojnë terren të konsiderueshëm. Megjithatë, ata fëmijë që kënaqen duke humbur në faqet e librave, kanë një avantazh të konsiderueshëm në krahasim me të tjerët.

Hulumtimi i ri nga Universiteti i Kembrixhit, Universiteti i Warwick dhe Universiteti Fudan në Kinë pohon se fëmijët e vegjël që rriten mes librave priren të rriten në adoleshentë më të lumtur dhe më të zgjuar. Më konkretisht, 12 orë lexim në javë mund të ndikojë në një performancë më të mirë në kujtesë, të folur, të mësuarit verbal, vëmendje dhe informacione të përgjithshme akademike.

Mirëpo përfitimet u panë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve, duke paraqitur më pak tregues të stresit dhe depresionit, përkatësisht më pak probleme të sjelljes, si agresioni apo thyerja e rregullave.

Në fund, më shumë kohë e shpenzuar duke lexuar nënkuptonte cilësi më të mirë të gjumit. Ndërsa truri ynë zhvillohet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, këto vite janë vendimtare për krijimin e modeleve të sjelljes që përmirësojnë zhvillimin kognitiv.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit