minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rritja e shpejtë e ”turizmit të kuq”

0
Rritja e shpejtë e ”turizmit të kuq”

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Kinë kanë zgjedhur, së fundmi, 100 udhërrëfyes kryesorë të vendit që punojnë në të ashtuquajturat “site të kuqe” – vende me rëndësi historike dhe kulturore për historinë e Partisë Komuniste në pushtet.

Të zgjedhurit udhëtuan në Pekin për të marrë trajnime të mëtejshme që synojnë t’i shndërrojnë ata, siç shprehet qeveria, “në trashëgimtarë të vendosur të gjenit të kuq, në tregimtarë të mrekullueshëm të historive të kuqe, në interpretues të gjallë të shpirtit të kuq, përhapës besnikë të kulturës së kuqe, si dhe udhëheqës të fuqishëm të trendit të kuq “.

Lexo edhe:
Evolucioni i rrjetit hekurudhor, me shpejtësi të lartë, më të madh në botë

Advertisement

Megjithëse koncepti i “turizmit të kuq” ka ekzistuar për dekada, ai nuk është përfshirë zyrtarisht në planin kombëtar të turizmit deri në vitin 2004. Disa analistë thonë se ky turizëm paraqet një version të indoktrinuar të historisë, ndërsa të tjerë e quajnë edhe shpëlarje truri. Lideri aktual i Kinës, Xi Jinping, e ka promovuar “turizmin e kuq” shumë herë duke nxitur kështu rritjen e shpejtë të këtij sektori. Si rezultat, “vendet apo sitet e kuqe” janë zgjeruar shumë në të gjithë vendin, vitet e fundit, duke nxjerrë në pah gjithçka, nga memorialët te revolucioni komunist, te pemët e mbjella nga udhëheqësit komunistë etj.

Ndonëse pandemia në vitin 2020 goditi veçanërisht turizmin në shumë vende të botës, duket se Kina nuk u prek shumë nga kjo, pasi numri i “turistëve të kuq” i tejkaloi 100 milionë persona dhe kontribuoi në 11% të udhëtimeve të brendshme. Ctrip, platforma më e madhe e rezervimit të udhëtimeve për në Kinë, prezantoi 100 rrugë unike për “pelegrinët e kuq”, në fillim të këtij viti. Disa prej turneve përfshinin përvoja si recitimi i betimit të pranimit në Partinë Komuniste Kineze, si dhe këndimi i këngëve revolucionare.

CNN, kohët e fundit, vizitoi Yan’an në provincën veriore të Shaanxi si pjesë e një udhëtimi të udhëhequr nga qeveria dhe dëshmoi një mori vizitorësh – disa duke veshur veshje revolucionare – duke u futur në ish-banesat e liderëve komunistë, auditorët për kongreset e partisë dhe sallat e panumërta të ekspozitave.

Advertisement

Lexo edhe:
“Tigrat Fluturues”, kur mercenarët amerikanë ishin heronjtë e Kinës

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit