minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Industria e turizmit nuk është pasqyrë e kronikës së zezë!

0
Industria e turizmit nuk është pasqyrë e kronikës së zezë!

Nga Alfred Peza

Pas tri dekadash nga rënia e izolimit total dhe hapjes ndaj botës pa kufij, Shqipëria më në fund e ka të qartë, se industria e turizmit do të jetë një nga kolonat kryesore të ekonomisë sonë kombëtare. Me 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve, rreth 300 ditë me diell në vit dhe fusha, kodra dhe male me bukuri pafund vendi ynë po bëhet çdo vit e më shumë, një nga destinacionet e reja më të pëlqyera turistike në Mesdhe dhe Europën Juglindore.

Nuk ka media të madha dhe ato të specializuara për udhëtimet dhe guidat turistike, që nuk ka folur e bërë video vitet e fundit për Shqipërinë, duke na përcaktuar si një nga destinacionet e reja që nuk duhet humbur. Kjo bëri që në vitin 2019 përpara mbylljes nga pandemia globale, turizmi të shënohej një rekord të ardhurash prej rreth 2 miliardë eurosh, çka dëshmon se tani pas rihapjes këto ritme do të vijnë duke u shtuar.

Prej një vit e gjysëm, për shkak të mbylljes së kufijve dhe ndalimit të lëvizjes së lirë të njerëzve nga frika e virusit vrasës dhe protokollet e OBSH për distancimin social, kjo industri është nga më të goditurat nga pikëpamja financiare. Qindra mijëra hotele, bare, restorante, resorte, fshatra turistikë, biznese familjare, agroturizmi, kulla, bujtina, guida, pishina dhe shumë operatorë të llojeve të ndryshme të pritjes e argëtimit të turistëve kanë qenë të mbyllura. Duke u bërë pjesë e një zinxhiri të ndërprerë ekonomik.

Advertisement

Tani që spitalet covid po mbyllen, kufijtë po hapen dhe bashkë me to, ka rinisur të normalizohet edhe lëvizja e lirë e njerëzve. Sektori i turizmit po i rikthehet normalitetit në të gjitha hallkat e saj, duke nxituar që të fitojë një vit e gjysëm kohë të humbur përgjatë pandemisë. E në këtë nxitim e sipër, në vend të durimit për të harmonizuar balancën e tregut përmes raportit të kërkesë-ofertës, duket sikur ka një padurim nga disa operatorë, për të fituar brenda pak ditëve të parë të këtij sezoni ato që humbën për 18 muaj me radhë.

Kjo babëzi tipike ballkanike ka zbuluar publikisht një serial të pafund problematikash, të cilat lidhen me individët në raport me ligjin, operatorët turistikë në raport me rregullat e lojës, sikundër me hallkat e veçanta të pushtetit lokal në territor. “Sa i përket administrimit të vogël, unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit”,- u shpreh sot Kryeministri Edi Rama.

Rihapja e vendit pas pandemisë zbuloi se gangrena e ndërtimeve pa leje, ka vijuar duke prekur sërisht në disa vende vijën e mbrojtur bregdetare, e cila duhet të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme e të harmonizuar në gjithë vendin, sipas një strategjie të qartë kombëtare.

Çmimet çmendurisht të pajustifikuara nga disa operatorë turistikë, shfaqjet e shëmtuara mbi klientët që rikthyen skenat skandaloze të disa viteve më parë në jug të vendit, sulmet ndaj ndonjë turisti, etj. më shumë sesa një tendencë e përgjithëshme, janë pasqyra e një padurimi të pashuar individësh që vendosin fitimin e shpejtë mbi çdo rregull, normë e moral.

Advertisement

Kjo babëzi njerëzore e përzier me mungesat në nivelin e administrimit të vogël në territor, në vend të parandalimit dhe zgjidhjes, nxit konflikte të cilat çojnë deri edhe në skenat e përdorimit të armëve. Duke sjellë jo vetëm prishje të rendit e qetësisë publike, aq shumë të nevojshme për pushime sa më të qeta për turistët, por edhe viktima njerëzore. Rastet e përplasjeve me armë zjarri, ditët e fundit në Sarandë e Velipojë, e dëshmojnë këtë.

Përtej çdo problematike në kontrollin dhe administrimin e territorit, asgjë nuk e justifikon dhunën barbare dhe vetëgjyqësinë e disa individëve, që kanë përfituar nga dobësia e 30 viteve të shkuara duke ia dalë të zaptojnë pronën publike për interesa private. Banditëve të tillë lokalë dhe të fortët e këtij lloji, me apo pa licensën e operatorit turistik, i duhet treguar vendi. Ata nuk përfaqësojnë dot më, as turizmin e viteve 2030 dhe as ambicjen e Shqipërisë për tu ngjitur në majën e kësaj industrie në rajon.

Bajraktarë të tillë që zaptojnë dhe mbajnë me kallash në dorë, copëza parajsash e perlash turistike që janë pronë e shqiptarëve dhe imazhit të tyre në botë, duhet bërë urgjentisht pjesë e muzeut të së shkuarës. E ardhmja e kolonës kryesore të ekonomisë sonë kombëtare, duhet të varet vetëm nga ato dhjetra mijëra operatorë privatë që përmes punës, sakrificave dhe mençurisë së tyre, ia kanë dalë që ta bëjnë Shqipërinë një prej destinacioneve më atraktive në sektorin global të turizmit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit