minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vizitoi 10 vende në 24 orë, duke përdorur vetëm transportin publik

0
Vizitoi 10 vende në 24 orë, duke përdorur vetëm transportin publik

Jo Kibble udhëtoi nga Londra në jug të Holandës, për sfidën e tij të udhëtimit në sa më shumë vende të ishte e mundur, brenda një dite. Ai ia doli të shkonte në 10 vende, brenda 24 orëve, duke përdorur vetëm transportin publik: autobusë, trena, tramvaje dhe biçikleta me qira.

Kibble udhëtoi për në Belgjikë, Luksemburg, Gjermani, Francë, Zvicër, Lihtenshtajn, Austri dhe Sllovaki, duke përfunduar rrugëtimin në Republikën Çeke.

“Ishte një përvojë fantastike. Unë shpresoja të arrija në 11 vende, por një tren i prishur në Alsace, Francë, më anuloi planin për të hyrë edhe në territorin hungarez. Gjatë udhëtimit, mora tetë trena, pesë autobusë, një tramvaj dhe një biçikletë me qira. M’u desh të qëndroja në vagonë të mbushur plot, por edhe në një tren ekspres të klasit të parë, duke shijuar peizazhin e jashtëzakonshëm të Alpeve Austriake.”

Tetë muaj më parë, Jo Kibble kishte sfiduar veten në një udhëtim të ngjashëm, për të parë sa larg mund të arrinte vetëm me trena nga Londra, në 24 orë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit