minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

A duhet të ketë debat të dy kryetarëve të partive?!

0
A duhet të ketë debat të dy kryetarëve të partive?!

Nga Ben Andoni

Si do që konsiderohen, zgjedhjet në Shqipëri janë thjesht përballje të dy partive kryesore në vend. Ose më saktë të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dy kryetarëve të tyre respektivë. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike luftojnë me të gjithë arsenalet, por vetëm nën hijet e kryetarëve të tyre për t’u identifikuar para zgjedhësve, kurse në fund të mandatit të dytë në përpjekje për të rimbajtur pushtetin dhe kaluar një cak të pamundur…Në këtë të fundit, dështoi socialisti Nano, dështoi dhe demokrati Berisha, tashmë radha e sfidës është tek kryeministri Rama. Ka një lloj ngjashmërie me mandatin e dytë të kryetarit të socialistëve Fatos Nanos, kur fare i sigurt ai bëri një fushatë që i referonte fitore, por që “paradoksalisht”, publiku ktheu në qeverisje atë që e kishte urryer vetëm tetë vjet më parë: Sali Berishën. I vetmi “debat” normal i asaj kohe ishte kur ish-kryeministri socialist e dorëzoi postin në mënyrën më civile të mundshme, duke krijuar një standard ta pakapshëm deri më sot.

Studiuesit e ndryshëm janë munduar që duke vështruar gjuhën e egër prezantuese publike të përfaqësuesve politikë, jo thjesht shqiptarë por në përgjithësi të atyre të Evropës Lindore dhe Qendrore, t’i qasen dobisë së debatit të ngjashëm së krerëve politikë me atë presidencial amerikan dhe sidomos ndikimit të këtij procesi për forcimin e demokracisë.

Në rastin shqiptar, por jo vetëm, me kushtetutën tonë kreu i ekzekutivit, ka kompetencat kryesore në vend, paçka se ngjyresën e protokollit dhe firmën e dekreteve kryesore e vendos presidenti i vendit. Për fat të keq, studimet e pamjaftueshme nuk japin shumë argument nëse është i nevojshëm dhe e domosdoshme përballja e argumentit politik të figurave kryesore, në vend të këtij agresioni verbal të frikshëm, që po na bëjnë partitë politike, kryetarët e tyre dhe sidomos kandidatët në këtë fushatë me sjellje tejet normales së zakonshme në ligjërimet e tyre publike.

Advertisement

Në Shqipëri, ende edhe pas tre dekadash në retorikën e klasës dhe të partive politike, luhet me komunizmin, paçka se një pjesë jo e vogël e anëtarëve të tyre vjen nga kjo lloj trashëgimie. Për faktin se në Shqipëri ka një partitokraci të frikshme dhe se ky fenomen kontrollon gjithçka, që nga ndikimi mbi administratën, fondet publike dhe jetën publike, duket se reformimi i shtetit të së drejtës është i vështirë, pasi vetë partitë nuk janë pjesë e procesit reformues, ose më keq janë pengues. Kur demokracia mungon tek strukturat e tyre si mund të kërkohet ndryshe tek zhvillimi i shtetit, ku në formë kapilare mbushet nga përfaqësues dhe mëtonjës politikë.

“Një nga gjërat që elita politike u ka borxh të madh qytetarëve është refuzimi prej saj i mekanizmave që mundësojnë demokracinë e drejtpërdrejtë, në formë votëbesimi, referendumi apo nismave të tjera legjislative. Është fyese për demokracinë, retorikën që politikanët përdorin dhe standardet evropiane që promovojmë me fjalë, – konsensusi politik për të evituar referendumin dhe zgjedhjet direkte. Shqipëria mbetet ndër të paktat vende pa zgjedhje direkte të Presidentit, me lista të mbyllura për deputetët, pra me pamundësi ligjore për të zgjedhur as presidentin, as kryeministrin, as qeverinë, as parlamentin dhe as institucionet e shumta që burojnë prej tyre. Ironi, por edhe më 1991 ligjërisht Shqipëria ishte më demokratike dhe përfaqësuese sesa sot, sepse në atë kohë deputetët zgjidheshin direkt nga qytetarët”, shprehej dikur në një intervistë, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, politologu Afrim Krasniqi.

Por a është vetëm ky sens, që lidhet me dobësitë e elitave, kalcifikimin e tyre në pushtet dhe mungesën e konkurrimit të tyre me ide, që e pengon demokracinë?! Koha po tregon se demokracitë ngado në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk kanë më orientime politike dhe akoma më pak individë dhe kandidatë që përfaqësojnë vlera, më së shumti kemi ata që zgjidhen ose nxirren nga mëngët e kryetarëve e që nuk kanë identifikim partiak thellësisht të socializuar. Ndoshta po vjen koha e debatit direkt para publikut. “Kjo do të thotë që vlerësimet e votuesve për performancat e debatit të kandidatëve ka më pak gjasa të jenë të njëanshme dhe për pasojë efektet e debatit mund të priten të jenë më të forta sesa ato të vërejtura në Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera post-industriale të vendosura”, shprehet Costin Ciobanu tek studimi “Do presidential debates matter? Evidence from a Central and Eastern European Context” realizuar për McGill University.

Shkalla e ulët e institucionalizimit të sistemit partiak në Evropën Qendrore dhe Lindore, e cila është e dukshme në paqëndrueshmëri më të madhe elektorale, lidhje jo-programatike dhe jo-ideologjike midis votuesve dhe partive, dhe votimi personalist (Mainwaring & Torcal, 2006), nënkupton që identifikimi i partisë nuk do të jetë aq i rëndësishëm sesa në demokracitë e pjekura dhe nuk do të shërbejë si një ekran perceptues “(Campbell et. al, 1960), po të vlerësohet si duhet performanca e debatit.

Advertisement

Me pak fjalë, mungesa e madhe e demokracive të brendshme të partive, dobësimi i imazhit të individit kandidat, mungesa reale e ideve dhe shfrytëzimi i tyre pa asnjë kontekst konkret për zbatimin e vërtetë dhe mbi të gjitha diskursi mirëfilli fyes që mbajnë kryetarët e partive e bën hë për hë të pamundur debatin tek ne.

Meqenëse rrënjët e partive politike nuk janë të thella, dikush do të priste që efekti i debateve mbi votuesit nuk do të kontaminohet nga ndikime të tilla partiake. Së dyti, prania e një numri të lartë të votuesve të pavendosur në fund të fushatave rrit gjasat që debatet të kenë rëndësi (kjo u krijua nga Chaffee (1978) në rastin e debateve presidenciale të SH.B.A.-së), citohet studiuesi rumun. Por a mundet që publiku shqiptar ta mirëpresë debatin? Në përgjithësi jo, në mendimin tonë, pasi pjesa më e madhe e shikon debatin si hedhje-pritje batutash sesa një përplasje mirëfilli idesh, ku publiku të ndjekë interesa reale. Kjo e bën të lehtë manipulimin e votuesit por më shumë se kaq parashtrimin e premtimeve, që nuk kanë bazë. Po pse nuk i propozojnë vetë partitë debatet e këtilla, kur janë kaq të sigurta për fitore? E para se në thellësi nuk e respektojnë kundërshtarin dhe prova është diskursi gati luftarak që mbajnë, kurse e dyta është indiferenca që kanë ndaj një institucioni të paanshëm që mund t’i marrë në kontroll premtimet dhe objektivat e tyre. Nëse deri tani, procesi, është bërë në nivele të ulëta në disa nga ekranet e mediave kryesore, duhet që një institucion ndërkombëtar me prestigj ta diktojë. Vetëm atëherë ndoshta shqiptarët do kenë përballë subjekte për të cilët do mendojnë realisht. Por për ketë nuk duhet vetëm emancipimi i politikës por edhe i vetë shqiptarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit