minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Agron Shehaj vë shishen e qumështit në radhë pas Lulzim Bashës

0
Agron Shehaj vë shishen e qumështit në radhë pas Lulzim Bashës

Nga Alfred Peza

Kur hyri në 2017 në politikë nga Vlora, shumëkush brenda PD e ka nënvlehtësuar, duke e marë Agron Shehajn si një deputet që kishte më shumë lekë se vota. Ndërkohë që ata që talleshin me të e shtynin kohën rrotull kafeneve të SHQUP, në mungesë të foltores së Parlamentit pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, ai bënte sforcon e madhe për tu futur në skenë përmes debateve televizive.

Këtë radhë garoi në Tiranë, e jo dokudo por në Njësinë Nr. 5, në zemër të metropolit. Me nuhatjen e një biznesmeni dhe luksin që të jep gara elektorale në kryeqytet, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë të opozitës, nuk i la asgjë rastësisë. Ndaj hodhi para në rrjetet sociale, ishte prezent në mediat kryesore, doli vetë në rrugë e derë më derë, derisa u rendit kandidati i dytë më i votuar pas Lulzim Bashës.

Nga 25 prilli e derisa zyrtarizoi emrin në garën e 13 qershorit për kreun e PD, Agron Shehaj ka bërë vetëm 4 statuse në rrjetet sociale: Një për të falenderuar votuesit pas zgjedhjeve, një për të shpallur kandidaturën për kreun e PD dhe dy të tjera, për të uruar festat fetare të Pashkëve e Bajramit. Shenjë e sigurtë se ai nuk është një politikan race, nga ato që jetojnë natë e ditë me politikën dhe për politikën, por një biznesmen që nuhat që larg erën e një mundësie të re.

Advertisement

Kjo e bën Agron Shehajn një kandidaturë atipike për partitë shqiptare, në një garë tipike, ku rezultati në fund asnjëherë nuk del jashtë parashikimit të atyre që e komandojnë sistemin. Ndaj edhe kur bën sikur ka ndonjë kritikë ndaj Lulzim Bashës, edhe kur deklaron se ai nuk e çon PD drejt fitores përballë Edi Ramës, sigurisht që e gjitha është një lojë sa për të dëshmuar se është një individualitet politik që nuk ka hyrë në garë me leje nga lart, por me dëshirën e tij të “peshuar” mirë.

Edhe kur bën sikur nuk e kupton se Edi Rama nuk e ka ftuar PD në bashkëqeverisje por në një bashkëpunim pa kushte, edhe kur bën sikur nuk ka ndonjë koment për shpalljen e Sali Berishës dhe familjes së tij “non grata” nga SHBA, edhe kur rendit si arsye për humbjen e 25 prillit djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale për të cilat deri më sot nuk kishte thënë asnjë fjalë,- Agron Shehaj e ka gjithçka të menduar më parë. Thjeshtë po flet publikisht, ato gjëra që ai beson se demokratët që do ta votojnë, presin të dëgjojnë prej tij!

Sepse Agron Shehaj e ka të qartë se nuk mund të fitojë kreun e PD, pa lejen e Sali Berishës. Nuk mund ta fitojë PD, duke patur forumet drejtuese të partisë kundër, ku në Kryesi kishte më shumë kontestime për të sesa për të gjithë kandidaturat e tjera bashkë. Nuk mund ta fitojë garën kundër Lulzim Bashës, kur ai kontrollon strukturat e PD nga qendra në bazë. Nuk mund të fitojë brenda 3 javësh fushatë, një parti me histori 30 vjeçare. Nuk mund të fitojë kur lista e anëtarësisë do të shpallet vetëm 5 ditë përpara votimit.

Agron Shehaj po përgatitet të përsërisë brenda PD në kushtet kombëtare, atë që realizoi në Tiranë kur u rendit si deputet, i dyti pas Lulzim Bashës. Rezultati i tij surprizë në kryeqytet i dha trampolinën e duhur morale në një garë politike si kjo, për tu futur në garën e madhe për kreun e partisë. Më synimin e qartë, për të dalë sërisht i dyti, po pas Lulzim Bashën në të gjithë Shqipërinë.

Advertisement

Nëse kur të jenë numëruar të gjitha votat e demokratëve, ai do të jetë renditur i dyti, atëherë këtu nis etapa e tretë dhe e vërtetë e Agron Shehajt në jetën politike brenda PD. Këtë radhë ai nuk po kërkon vendin e Lulzim Bashës, por thjeshtë atë të nr. 2 të partisë, pra atë të Gazmend Bardhit. Nëse ia del, atëherë ai ka hedhur një hap të madh dhe real, për të qenë në të ardhmen një kandidaturë që mund të luftojë realisht për kreun e PD pas 4 vitesh. Atëherë kur e ardhmja e Sali Berishës të jetë qartësuar dhe humbja e mundshme në 2025 e Lulzim Bashës, ia pamundëson rikandidimin.

Është një taktikë e njohur kjo që po ndjek Agron Shehaj, e aplikuar më parë edhe nga Edi Rama në vitin 2003, kur garoi fillimisht përballë Fatos Nanos dhe Rexhep Meidanit për kreun e PS dhe humbi. Por pas zgjedhjeve të 2005 kur PS doli në opozitë dhe Nano dha dorëheqjen, Edi Rama garoi sërisht përballë Rexhep Meidanit duke fituar garën për tu bërë Kryetari i PS.

A është edhe PD një parti kaq e lirë që historia të përsëritet, kjo mbetet për tu parë, por e qartë është vetëm se Agron Shehaj sapo ka vënë shishen e qumështit në radhë pas Lulzim Bashës. Sepse ndryshe nga dy sfidantët e tjerë Fatbardh Kadilli e Edith Harxhi, ai është edhe deputet, edhe më i votuari nga demokratët në Tiranë!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit